Lajme

Biden në përpjekje për të rritur pagën minimale në 15 dollarë ora


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, premtoi gjatë fushatës së tij se do të ndryshonte pagën minimale në 15 dollarë ora.  Paketa e Biden-it përfshin dhënien e çeqeve stimuluese për taksapaguesit. Paketa e lehtësimit kundër COVID-19 është një test për presidentin Biden. Mbetet për t`u parë nëse Biden do të mund të kapërcejë qëndrimet e kundërta të Washington-it për këtë paketë.

Çeqet stimuluese  në paketën e Biden-it do të jenë në shumën 1 mijë e 400 dollarë. Në paketë përfshihen 130 miliardë dollarë për të ndihmuar rihapjen e shkollave. Presidenti thotë se cilido që ka një punë me kohë të plotë nuk duhet të jetojë në varfëri.

Disa republikanë mbështesin rritjen e pagës minimale, edhe pse janë të shqetësuar. Sipas tyre, një rritje e tillë mund të çojë në humbjen e vendeve të punës, në një ekonomi që ka rreth 10 milionë më pak vende pune, përpara se pandemia të fillonte.

Disa  elementë të tjerë të paketës kanë krijuar një debat midis republikanëve dhe demokratëve. Për shkak të këtyre debateve po pengohet miratimi i legjislacionit.

Këto debate i ka vendosur demokratët midis një zgjedhjeje : Të presin dhe të krijojnë një mbështetje dy-partiake  ose të ecin përpara me pak ose pa mbështetjen e republikanëve. Kjo paketë mund të kalojë në Senat  me votën e zëvendës-presidentes së SHBA-së, Kamala Harris. Udhëheqësit demokratë duket se po ndjekin opsionin e dytë. Ata nuk kanë asnjë garanci se kjo qasje do të jetë e suksesshme. Edhe pse rritja e pagave mund t`i sfidat e kaluara procedurale. Miratimi i kësaj pakete do të kërkojë mbështetje nga çdo demokrat Senat, përkatësisht 50 me 50.

Senatori Bernie Sanders ka kundërshtuar legjislacionin për rritjen e pagave. Sanders ka mbështetjen e 37 demokratëve.  Projektligji i tij do të rriste në mënyrë progresive me 15 dollarë ora pagën minimalë në pesë vitet e ardhshme. Paga minimale është 7.25 dollarë. Kujtojmë  paga minimale federale nuk ka ndryshuar që nga viti 2009.

Demokratët po shkojnë drejt përdorimit të taktikës “Filibuster” për të kaluar projektligjin në Senat. Për të kaluar  me një shumicë të thjeshtë duhen 60 vota.

Kongresi ka miratuar  legjislacionin për të rritur gradualisht pagën minimale,  por ky projekt-ligj nuk ka mundur të kalojnë pa mbështetjen e republikanëve.  Republikanët e kanë argumentuar qëndrimin e tyre duke thënë se rritja e pagës minimale do të bënte që shumë punëdhënës të ulnin numrin e punëtorëve në regjistrat e deklaruar të stafit.

Një studim i vitit 2019 nga Zyra e Buxhetit të Kongresit parashikoi që një rritje prej 15 dollarësh në orë do të rriste pagat e 17 milion amerikanëve. Një shtesë prej 10 milion punëtorësh që fitojnë  më shumë se 15 dollarë në orë do të shohin gjithashtu një rritje.Rreth 1.3 milionë punëtorë do të humbnin punën e tyre.

“Nuk ka dyshime se rritja e pagës minimale, veçanërisht në 15 dollarë, do të heqë nga biznesi disa biznese të vogla dhe do t’u kushtojë shumë punëtorëve me pagë të ulët punën e tyre,”ka thënë  Neil Bradley, Drejtori i Politikave  në Dhomën e Tregtisë në SHBA.

Mary Kay Henry, Presidentja  e Unionit Ndërkombëtar të Punonjësve të Shërbimit, tha se nga rritja e pagës minimale do të përfitonin shumë nga njerëzit që kanë punuar në vijat e para të pandemisë. Kjo është arsyeja pse ajo mbështet përfshirjen e saj në paketën e ndihmave COVID-19.

Henry thotë se punonjësit e shtëpive të moshuarve, rojtarët, rojet e sigurisë dhe punëtorët shëndetësorë në shtëpi janë midis 2 milionë anëtarëve të sindikatës.

Shumica e shteteve kanë ligje për pagën minimale. Aktualisht, 29 shtete dhe Washington  D.C kanë paga minimale mbi normwn,  rreth 7.25 dollarë ora.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore