Bota

Biden kthen individët transgjinorë në ushtri


Presidenti, Joe Biden, po përmbys një politikë të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara (Pentagonit), e cila ndalon individët transgjinorë për t’u bërë pjesё e ushtrisё.

Urdhri i ri të cilin Biden pritet të nënshkruajë në Zyrën Ovale gjatë një takimi me Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, thotë se identiteti gjinor nuk do të jetë mё pengesë për shërbimin ushtarak.

Ai do të zbatohet për ushtrinë dhe Rojet Bregdetare. Departamentet duhet të rishikojnë gjithashtu të dhënat e anëtarëve të shërbimit qё janë shkarkuar ose u refuzuar për shkak të çështjeve të identitetit gjinor.

Kёto tё fundit duhet të paraqesin brenda 60 ditësh një raport mbi përparimet e kryera.

Vendimi vjen me planet e Biden pёr tё rikthyer vëmendjen në çështjet e barazisë nё tё gjitha aspektet e jetёs amerikane. Para inaugurimit të tij, ekipi qarkulloi një memo që skiconte planin për të përparuar drejtësinë dhe për të mbështetur komunitetet me ngjyrё.

Urdhri i ri është gjithashtu shembulli qё Biden po përdor autoritetin e tij për të çmontuar trashëgiminë e Donald Trump.

Biden është duke përmbysur ndalimin qё i bёhet udhëtarёve myslymane. Gjithashtu ka urdhëruar ndalimin e ndërtimin të murit në kufirin SHBA-Meksikë. Po ashtu do të nisë një iniciativë për të avancuar barazinë racore.

Disa vjet më parë, anëtarët transeksualë të shërbimit mund të shkarkoheshin nga ushtria për shkak të idenditetit të tyre gjinorë. Megjithatё, kjo ndryshoi gjatë administratës së Barack Obamës.

Pasi Trump mori detyrën, administrata bëri thirrje për studime shtesë. Studimet duhet të përcaktonin nëse lejimi i individëve transgjinorë do të ndikonte në efektivitetin ushtarak.

Disa javë më vonë, Trump postoi në median sociale Twitter, se qeveria nuk do të pranonte ose lejonte individë transgjinorë të shërbenin në ushtri.

“Ushtria jonë duhet të përqendrohet në fitoren vendimtare dhe dërrmuese. Nuk mund të ngarkohet me kostot e jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarjen që do të sillte transgjinori në ushtri” ka shkruar ai.

Pas rishikimeve dhe një beteje të gjatë dhe të komplikuar ligjore, Departamenti i Mbrojtjes miratoi në prill të vitit 2019 njё politikë tё re.

Sipas kësaj politike, shërbimi i trupave aktualё transgjinore dhe kushdo që kishte nënshkruar një kontratë rekrutimi para datës efektive, mund të vazhdonte me planet për trajtimet hormonale dhe tranzicionin gjinor.

Pas kësaj date, askush që po trajtohej me hormone ose qё kishte kaluar në një gjini tjetër nuk lejohej të regjistrohej.

Të rekrutuarve do t’u kërkohej të shërbenin në gjininë e tyre të lindjes. U ndalua çdo trajtim hormonal dhe operacionin tranzicioni.

Që nga viti 2019, rreth 14 mijё e 700 trupa aktivë dhe në rezervë janё identifikuar si transgjinorë, por jo të gjithë kanё kërkuar trajtim.

Që nga korriku i vitit 2016, më shumë se njё mijё e 500 anëtarë të shërbimit u diagnostikuan me disfori gjinore. Sipas Pentagonit, departamenti shpenzoi rreth tetё milionё dollarë pёr kujdesin transgjinor midis vitit 2016 dhe vitit 2019.

Katër shefat e shërbimit thanë në vitin 2018 se nuk kishin evidentuar probleme të disiplinës, moralit ose gatishmërisë në njësitë me trupat transgjinorё. Megjithatë ata pranuan se disa komandantë po kalonin shumë kohë me individët transgjinorë përmes kërkesave mjekësore dhe çështjeve të tjera të tranzicionit./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore