Lajme

Biden bie nga biçikleta


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u rrëzua teksa po ngiste biçikletën e tij të shtunën në mëngjes, por nuk u lëndua.

Një video nga një raport i Shtëpisë së Bardhë tregoi presidentin 79-vjeçar duke u ngritur menjëherë pas rënies së tij. Më pas ai thotë: “Jam mirë”.

Ai po udhëtonte me biçikletë me Zonjën e Parë Jill Biden pranë shtëpisë së tyre të pushimeve në Rehoboth Beach, Delaware dhe kishte ndaluar për të folur me kalimtarët kur u rrëzua.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore