Shqipëria

Beyer: Bashkëpunimi me një persona non grata, i vështirë


Deputeti i Partisë Kristiandemokrate gjermane (CDU), njëkohësisht edhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor në partinë e tij, Peter Beyer, ka komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike (PD) në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Beyer tha se CDU dhe Partitë Popullore Evropiane (PPE) në përgjithësi e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, pasi ky i fundit është persona non grata.

“PD-ja, partia simotër e CDU dhe PPE, ka qenë biseda për të identifikuar situatën. Nuk jam këtu për të folur në mënyrë publike dhe zyrtare për të marrë anë brenda grupimeve, por dua dhe jo vetëm, por për këtë arsye, edhe për faktin se aleatët tanë kanë të njëjtin këndvështrim si ne në Gjermani, për një person që është i shpallur non grata edhe ne e kemi të vështirë të përfytyrojmë një bashkëpunim në të ardhmen”.

Beyer iu përgjigj edhe pyetjes së cilën Parti Demokratike njeh CDU-ja gjermane, duke u shprehur se nuk i interesojnë emrat apo figurat, por “forcimi i partisë’.

“Atëherë këtu po reagoj menjëherë. Për mua nuk janë personat shumë të rëndësishëm. Ne si CDU kemi interes të kemi një PD të fortë. PD është partia opozitare ka një përgjegjësi të madhe për të bërë opozitën në parlament. Kjo duhet të realizohet nga PD që ka përfaqësues të popullit. Më interesojnë pak figurat e veçantë. Më shumë më intereson forcimi i partisë. Ky është qëndrimi ynë si CDU/CSU”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore