Kosova

Besart Ahmeti, heroi i ditëve tona


Besart Ahmeti, Komandant i Njësisë Speciale Operative

Emri i komandantit të Njësive Speciale Operative, të Policisë, Besart Ahmetit, u shkrua e u dëgjua shpesh nga mediat, gjatë aksioneve të fundit që forcat e rendit realizuan në Veri të Kosovës.

Është ky komandanti i cili negocioi me KFOR-in gjatë tërheqjes që forcave të Policië nga pika kufitare në Bërnjak, pas marrëveshjes së 30 shtatorit.

Është po i njëjti edhe në aksionin e fundit, më 13 tetor, ku u lëndua nga granata e dorës e cila u hodh nga protestuesit serb kur Policia po luftonte kontrabandën në Veri të Mitrovicës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore