Shqipëria

Berisha për Alibeajn: I keqpërdorur, ka zbatuar si mjeran urdhrat e Ramës


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me përjashtimet e katër deputetëve nga grupacioni demokrat nga Enkelejd Alibeaj.

Berisha e cilësoi Alibeajn të “keqpërdorur që ka zbatuar si mjeran urdhrat e Edi Ramës”.

“Asnjëherë s’kam firmosur për përjashtim kolegësh. Maskaradë që dobëson opozitën, maskaradë e dimensionit demokratik të kësaj vendimarrjeje. Katër deputetët janë të respektuar dhe i rrinë mire kostumit opozitar. Fakti që Alibeaj e merr këtë akt para fillimit të sesionit është i qartë pa një marrvëveshje të Ramës me Ballën s’do kishte vlerë juridike”.

Ditën e djeshme, Alibeaj përjashtoi prej grupacionit të djathtë në Kuvendin e Shqipërisë katër emra, të cilët ishin deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Arsyeja e këtij përjashtimit, lidhet me protestën e dhunshme të ndodhur më 8 janar 2022 në godinën e PD-së, ku grupimi i Sali Berishës, sot kryetar i kësaj force politike, mësyu selinë.

Katër deputetëve, u ishte lënë kohë një vit, për t’u distancuar nga kjo dhunë. Por, ata qëndruan në krah të Berishës sa i përket çështjes së drejtimit të demokratëve.

Nga ana tjetër, teksa Alibeaj po kërkon të largojë kundërshtarët nga Grupi Parlamentar, deputetët kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij.

Ervin Salianji ka mbledhur 17 nga 18 firmat e nevojshme për ta larguar Alibeajn. Ferdinand Xhaferri, e deklaroi firmën publikisht, pavarësisht rezervave që ka ndaj Sali Berishës.

‘Hakmarrja’ e Alibeajt për të mos lejuar zgjedhjen e Salianjit në krye të Grupit Parlamentar demokrat

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore