Kosova

Berisha: Ky pushtet ka krijuar përçarje në popull në një pikë sa s’mbahet mend


Beke Berisha

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po shqyrtohet propozim-rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, ka akuzuar pushtetin për përçarje të qytetarëve.

Këto komete, Berisha i bëri pasi që seanca ku po diskutohet për miratimin e rezolutës për policinë është bojkotuar nga mazhoranca, pra nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Keni arritë me sjellë përçarje në popull në një pikë sa nuk mbahet mend”, tha ai.

Deputeti i AAK-së shtroi edhe disa pyetje retorike, si “pse nuk është opozita në këtë seancë, pse kryeministri dhe ministrat nuk i përgjigjen pyetjeve parlamentare, pse nuk po krijohet komisioni për rezervat shtetërore…”.

Sipas Berishës, këto po ndodhin, për shkak se pushteti mendon se “edhe gënjejnë edhe mashtrojnë edhe marrin votë përsëri”.

“Në saj të një aparature propagandistike të cilën e kanë paguar 6 milionë euro. Në vend që këtë aparaturë të ia kthejë Serbisë në këtë kohë, ia kthen opozitës”, shtoi.

“Sikur kjo qeveri të mendonte për shtetin e jo pushtetin, me këto 6 milionë për propagandë do t’i kishte kryer të gjitha nevojat e sektorit të sigurisë”.

Por, vlerëson Berisha, “këta donë vetëm pushtet, këtyre nuk iu intereson bash asgjë hiq”.

Tutje, ai theksoi se situata me policinë do të ishte rregulluar “nëse do t’i kishim trajtuar mirë me ligjin e pagave”, teksa shprehi mbështetjen e partisë së tij për rezolutën e PDK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore