Sport

Benitez: Nunez është i frikshëm për kundërshtarët, i ngjan Torres-it


Sulmuesi 100 milionësh i Liverpool-it shfaqi një ndeshje të mirë në xhiron e fundit në Premier Leauge, duke shënuar një gol të bukur në fitoren e ekipit të tij në udhëtim te Neëcastle United me shifrat 0:2.

Megjithatë, kritikat për 23-vjeçarin vazhdojnë përsëri, edhe pse ka shënuar 11 gola në 28 ndeshje në këtë sezon.

Por, në anën e sulmuesi uruguaian këtë herë ka dalë një figurë që tek klubi anglez respektohet shumë.

Fjala është ish-trajnerin e tyre, Rafael Benitez-in, i cili tha se Nunez është nga ata sulmues që frikëson kundërshtarët ndërsa shtoi se 23-vjeçari ngjason me ish-futbollistin, Fernando Torres.

“Nunez është nga ata lojtarë që punon shumë, vrapon shumë dhe bën gjërat e duhura në fushë. Në ndeshjen ndaj Newcastle bëri një lëvizje të bukur në momentin e golit. Trajneri Klopp duhet të jetë i kënaqur me të”, tha fillimisht trajneri spanjoll.

“Mendoj që kundërshtarët kanë frikë gjithmonë nga ai. Nunez ka një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe krijon shumë lehtë hapësirat. Më ngjason me Torres-in”, tha mes tjerash ish-trajneri i Liverpool-it.

Kujtjomë që me fitoren e fundit, Liverpool tani mban vendin e tetë me 35 pikë, shtatë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Tottenham.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore