Euro 2024

Bellingham ndëshkon Serbinë


Jude Bellingham

Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Serbisë. Jude Bellingham shënoi një gol të bukur me kokë për 1-0 në minutën e 13-të të ndeshjes.

Bellingham shënoi pas harkimit të Bakayako Saka në zonën e Serbisë. Anglia dominoi Serbinë prej fillimit të ndeshjes.

Jude Bellingham

Serbisë iu deshën afërsisht 6 minuta për të kompletuar pasimin e parë në këtë ndeshje, ndërsa Anglia kërkoi vazhdimisht golin.

Anglia e Serbia përballen në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C në kuadër të Euro 2024. Në Grupin C janë edhe Danimarka e Sllovenia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore