Stil

Belén Rodríguez, veshur me stiliste shqiptare


Belén Rodríguez është një nga vajzat më të njohura të showbizz-it italian që ia del gjithmonë të shkaktojë bujë në programet ku merr pjesë, e për këtë duhet t’i jetë mirënjohëse edhe linjave të hatashme dhe pamjes gjithmonë të kuruar.

Në programin “Tu si que vales”, në krah të Martin Castrogiovanni-t dhe Alessio Sakara-s, ajp që ka tërhequr vëmendje është veshja e saj.

36-vjeçarja mbajti veshur një fustan të bardhë me një të çarë në këmbë, e cila e bënte të dukej tamam si një sirenë.

Ajo që duhet të dini është se për veshjen e modeles ishte kujdesur stilistja shqiptare Lia Stublla. Stilistja e njohur ka ndarë foton e Belen në Instagram, sigurisht krenare për punën e saj, ndërsa ka marrë edhe urime të shumta nga ndjekësit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore