Film

Bebe Rexha pjesë e serisë së re të animuar nga Netflix


Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e cila gëzon famë internacionale, do te jetë pjesë e një seriali të platformës gjigande, Netflix.

Bebe Rexha

“We The People”, është seriali i animuar ekskluzivitet i Netflix, brenda të cilit një rol është rezervuar edhe për yllin e hitit “Last Hurrah”.

Krijuesi i serisë së animuar “Doc McStuffins”, Chris Nee, për realizim të kësaj serie është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe kompaninë “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas.

Seria e re, pjesë e së cilës do të jetë edhe Rexha, do të sjellë muzikë dhe skena animuese me qëllim të edukimit të një brezi të rinjve amerikanë për fuqinë e njerëzve.

Kjo prurje kinematografike përmban edhe këngë origjinale të interpretuara nga artistët më “IN” të momentit, të tillë si; HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman.

Secili episod do të sjell ndërthurje të stileve të animuara duke bërë thirrje për veprime të ri menduara dhe duke shfaqur “të kuptuarit” e funksionimit të qeverisë dhe qytetarisë brenda një botë moderne.

Debutimi botëror i serisë do të bëhet me datë 24 qershor, ndërsa “We The People” premierën në Netflix do ta ketë në ditën e katërt të muajit korrik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore