Lajme

BE-ja shpenzoi 15.2 miliardë euro për importin e produkteve nga vendet jashtë unionit


Bashkimi Evropian shpenzoi 15.2 miliardë euro në vitin 2021 për importin e produkteve të energjisë së gjelbër.

Mes tyre, përfshihen turbinat e erës, panelet diellore dhe biokarburantet e lëngëta nga vendet jashtë unionit.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”, duke cituar agjencinë evropiane të statistikave “Eurostat”.

Në të njëjtën kohë, eksporti i vitit të kaluar i këtyre produkteve nga BE-ja në vendet jashtë bllokut 27-anëtarësh ishte me vlerë 6.5 miliardë euro.

Konkretisht, në vitin 2021, BE-ja importoi panele diellore me vlerë 11.2 miliardë euro, biokarburantet e lëngshme me vlerë 3.4 miliardë euro dhe turbina me erë me vlerë 0.6 miliardë euro nga vendet e treta.

Vlera e importit të paneleve diellore dhe biokarburanteve të lëngëta ka tejkaluar dukshëm eksportet e këtyre mallrave nga blloku evropian, të cilat ishin përkatësisht 2 miliardë euro dhe 1.3 miliardë euro.

Në të kundërt, eksporti i turbinave me erë drejt vendeve jashtë BE-së ishte shumë më i lartë se vlera e importeve, duke arritur në 3.3 miliardë euro, sipas informacionit të Eurostat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore