Lajme

BE-ja pritet t’i japë statusin e vendit kandidat Bosnje-Hercegovinës


Bosnjë dhe Hercegovinës do t’i jepet statusi i kandidatit për në Bashkimin Evropian këtë javë, ka mësuar EURACTIV, pas një rekomandimi nga Komisioni Evropian në tetor, pasi blloku ka filluar t’i kushtojë vëmendje rëndësisë strategjike të rajonit.

Vendet anëtare të BE-së këtë javë do të nënshkruajnë një projekt-dokument mbi procesin e zgjerimit, stabilizimit dhe asocimit të BE-së, parë nga EURACTIV, i cili “rekomandon t’i jepet statusi i vendit kandidat për Bosnjën dhe Hercegovinën, me kusht që të konfirmohet nga BE-ja.

Hapi do të vinte pasi më parë në tetor, Komisioni Evropian rekomandoi dhënien e statusit të kandidatit për BeH-së si pjesë e raportit të saj vjetor të zgjerimit, por bashkëngjiti një listë me tetë prioritete reformash që tha se do të ndihmonin në forcimin e demokracisë në vend.

Ato përfshijnë masa për të forcuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, menaxhimin e migracionit dhe të drejtat themelore.

Prioritetet e reformës lidhen kryesisht me 14 prioritete që Komisioni Evropian prezantoi në vitin 2019, në opinionin e tij mbi gatishmërinë e BeH për t’u bërë vend kandidat dhe që vendi duhet të përmbushë në funksion të hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Bosnja dhe Hercegovina ka qenë një kandidate e mundshme për anëtarësim në BE që nga viti 2003 dhe ka aplikuar zyrtarisht për të në shkurt 2016.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore