Lajme

BDI, PDSH dhe PDE nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për Frontin Evropian


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe Partia Demokratike Evropiane (PDE) këtë të hënë të 25 marsit kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Marrëveshja e koalicionit “Fronti Evropian” ka si synim bashkimin e forcave properëndimore në një pol të vetëm.

Kjo në mënyrë që orientimi i qartë drejt këtij përcaktimi t’i koncentrojë forcat në një bosht të përbashkët.

Lideri i BDI-së në fjalën e tij në Pallatin e Kulturës theksoi se ky front është i hapur për të gjitha komunitetet në Maqedoninë e Veriut dhe se këtu buron garancia.

Ai gjithashtu akuzoi opozitën shqiptare, për të cilët kishte një mesazh: Që mos të kapen me mediumet dhe se nuk është turp të tërhiqet, distancohen nga kjo.

Koalicioni u zyrtarizua më 19 mars nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Disa ditë më parë këtij fronti i ishte bashkuar edhe partia Lëvizja Popullore e drejtuar nga Skënder Rexhepi Zejdi i cili nënshkroi marrëveshje për koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit.

Zgjedhjet

Maqedonia e Veriut do të shohë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore