Sport

Bayern hakmerret ndaj Freiburg, Dortmund mund Union-in dhe një shqiptar nderon Mainz-in


Bundesliga gjermane ka përfunduar pesë takimet e para të raundit të 27 të kësaj të shtune. Bayern Munich ka mundur minimalisht 1-0 Freiburg, skuadrën nga e cila pak ditë më parë mori eliminimin nga Kupa e Gjermanisë pas asaj humbje 2-1. Borussia Dortmund gjithashtu arriti fitoren duke triumfuar 2-1 ndaj Union Berlin-in.

Në takimet e tjera, Bayer Leverkusen fitoi 3-1 ndaj Eintracht Frankfurt, Mainz barazoi 2-2 me Werder Bremen dhe Koln triumfoi 3-1 ndaj Augsburg.

Në “Europa-Park-Stadion” bavarezëve të Thomas Tuchel u mjaftoi një gol nga qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt në minutën e 51 për të dal me tri pikët.

Katër minuta pas golit të ish-mbrojtësit të Ajax dhe Juventus, Bayern pretendoi për 11 metërsh, por pas rishikimit të rastit në VAR penalltia u anulua.

Në takimin tjetër të zhvilluar në “Signal Iduna Park”, Dortmund fitoi falë golave të Donyell Malen (28’) dhe Youssoufa Moukoko (79’). Goli i miqëve u shënua nga Kevin Behrens (61’).

Në “Bay Arena”, Leverkusen triumfoi me golat e Amine Adli, Moussa Diaby dhe Sardar Azmoun. Djibril Sow shënoi golin e vetëm të miqëve.

“MEWA Arena” pa një ndeshje dramatike mes vendasve të Mainz dhe miqëve të Weder. Të katër golat e ndeshjes u realizuan në 10 minutat e fundit.

Mainz kaloi fillimisht në avantazh me golin e Ludovic Ajorque. Por, miqtë barazuan brenda dy minutash me Jens Stage.

Shqiptaro-gjermani, Nelson Weiper, 18 vjeç, shënoi golin e dytë për Mainz-in në minutën e tretë shtesë dhe pasi kishte vetëm gjashtë minuta në fushë. Megjithatë, miqtë do të shënonin përsëri dy minuta më vonë, duke barazuar shifrat në 2-2.

Koln triumfoi në transfertën e “WWK ARENA” me golat e Ellyes Skhiri, Eric Martel dhe Linton Maina. Ruben Vargas shënoi golin e vetëm të vendasve.

Me rezultatet e arritura, Bayern ruan kryesimin e Bundesliga-s. Bavarezet kanë 58 pikë. Në vendin e dytë gjendet Dortmund me 56 pikë. pavarësisht humbjes, Union qëndron në vendin e tretë me 51 pikë.

Freiburg mbetet në vendin e katërt me 41 pikë. Megjithatë, mund ta humbas atë renditje nëse Leipzig fiton sifden me Hertha-n, e planifikuar për tu zhviluar nga ora 18:30.

Renditja e Bundesliga:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore