Shqipëria

Basha e quan ‘arrest kardiak’ për demokracinë 14 majin


Sipas ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjedhjet vendore të 14 majit ishin thjesht një “arrest kardiak” për demokracinë e vendit.

Kështu i përshkroi ai votimet e fundit, gjatë një takimi me qytetarët, ku vuri në pah edhe bojkotimin masiv të zgjedhjeve, duke ia vënë fajin kryesor mungesës së demokracisë në vend, si edhe një fushate të shoqëruar me “dajre dhe lodra”.

“Numri më i madh i atyre që folën me bojkot janë të rinjtë”, përshkroi Basha situatën, “dhe ky është një mesazh i qartë që ju keni dhënë”.

Fijet e këputura mes zgjedhësve dhe të zgjedhurve duhet po ashtu të vihen në vend, në fjalët e ish-kryedemokratit dhe këtu ai nuk i referohet thjesht kryetarëve të bashkive, por edhe parlamentarëve shqiptarë.

Ndaj, mbi këtë, ai shpjegoi se të gjithë duhet të jenë reflektues dhe se koha për këtë reflektim është e pakët.

Lidhur me turin e takimeve që ka nisur pas zgjedhjeve, ai e ka përshkruar pikërisht aty zanafillën (te humbja e demokratëve), pasi votimet i goditën rëndë të djathtët dhe gjithë qytetarët.

Megjithatë, ai nuk ka bërë me dije ende nëse në rast të një gare të rihapur për kreun e PD-së, do të marrë apo jo pjesë.

Një mbledhje me qëllim riorganizimin e forcës politike pritet të mbahet më 6 qershor, ku do të marri pjesë sërish veçse një pjesë e Partisë Demokratike.

Kjo, pasi Sali Berisha dhe një grupacion i cili e mbështet atë, nuk pranojnë që të ketë bashkëpunim mes palëve, por ruajnë linjën e qartë se drejtues i të djathtëve është Berisha dhe kjo gjë nuk ndryshon.

Pse duhet të rikthehet Lulzim Basha edhe një herë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore