Muzikë

Bardhi dhe “Diva” e tij


Rep artisti i ri i industrisë së muzikës shqiptare, Bardhyl Idrizi, tashmë i njohur me nofkën artistike si – Bardhi, ka lansuar video klipin e tij më të ri të titulluar “Diva”.

Për tekstin dhe vijën melodike të këngës është përkujdesur vetë artisti, Bardhi, teksa punën e producimit të projektit ia ka besuar, Çelik Lipa.

Vizuelizimin e projektit e ka bërë kompania Imagine Films, ndërsa për masterizimin është përkujdesur, Loren Aliaj.

Artisti i zhanrit rep, nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, Bardhi, po tregohet mjaft aktiv duke publikuar projekte të reja në kohë rekord.

Vetëm para pak javësh, ai ka publikuar video klipin e këngës “Lot”, projekt ky që u mirëprit nga fansat e Bardhit dhe mori kritika pozitive edhe nga yjet e tjerë të estradës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore