Sport

Barcelona kërkon mesfushorin e Bayern-it


Barcelona është duke kërkuar një mesfushor për ta zëvendësuar Sergio Busquets-in që sezonin e ardhshëm siç duket nuk do të jetë më pjesë e tyre.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, katalanasit kanë shënjestruar mesfushorin e Bayern Munich-ut, Joishua Kimmich.

Megjithatë, kjo lëvizje do të jetë tejet e vështirë nga ana e Barcelonës, pasi që Kimmich konsiderohet një lojtar “i paprekshëm” nga bavarezët.

27-vjeçari madje është kapiten e ekipit gjerman, i cili luan një rol të rëndësishëm në formacionin e kampionëve të Gjermanisë.

Ai është pjesë e Bayern-it që nga viti 2015, kur u transferua nga Stuttgart-i për vetëm 8.5 milionë euro.

Kimmich këtë sezon e ka nisur shumë mirë me klubin e tij, i cili ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar katër asistime në nëntë ndeshje në Bundesliga dhe në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, mediat në Spanjë shkruajnë se Barcelona do të tentojë deri fund për kapitenin gjerman, të cilit i skadon kontrata në fund të vitit 2025.

Megjithatë, në rast se kjo pistë dështon, atëherë katalanasit do të kërkojnë Rodri-n e Manchester City-t, apo edhe Jorginho-n nga Chelsea.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore