Sport

Barcelona kërkon leje nga La Liga për ta rikthyer Aubameyang-un në janar


Koha e Pierre-Emerick Aubameyang në Chelsea mund të përfundojë shumë shkurt, pavarësisht faktit se ai mund të luajë vetëm për një klub tjetër këtë sezon.

Aubameyang u transferua te blutë e Londrës gjatë verës së kaluar nga Barcelona për 12 milionë euro.

Kishin kaluar vetëm gjashtë muaj që kur ai u largua nga Arsenali, pasi që i prishi marrëdhëniet me trajnerin e “Topçinjve”, Mikel Arteta-n.

Arsenali me kënaqësi e la të shkonte falas teksa mbërriti te Barcelona, ​​por vetëm disa muaj më vonë ai u kthye në kryeqytetin e Anglisë për rivalët e tyre.

Megjithatë, gjërat nuk kanë funksionuar ashtu siç duhej për 33-vjeçarin, gjë që mund të jetë për shkak të mallkimit të fanellës numër nëntë që i është dhënë.

Pasi ka shënuar 11 gola për Barçën në 17 ndeshje në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, Aubameyang ka vetëm një gol në nëntë ndeshje në Premier League në sezonin aktual me fanellën e Chelsea-t.

Blutë kanë pasur vështirësi në përgjithësi dhe tani kanë nënshkruar me Joao Felix deri në fund të sezonit, me sulmuesin e Atletico Madrid-it që raportohet se i kushtoi 9 milionë funte në tarifat e huazimit.

Kjo mund të nënkuptojë largimin e Aubameyang dhe sipas gazetarit katalunas, Gerard Romero-s, Barcelona ka folur me drejtuesit e La Liga-s për mundësinë e rikthimit të tij.

Klubi duhej të fliste me drejtuesit e ligës nëse do të ishin në gjendje të shpenzonin paratë për kthimin e tij, për shkak të buxhetit të pagave që kanë për sezonin.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund-it luajti një herë për skuadrën e Xavi në sezonin aktual dhe kjo mjafton për të nënkuptuar se ata janë skuadra e vetme jashtë Chelsea-t për të cilën ai mund të luajë gjatë sezonit.

Rregullat e FIFA-s nuk lejojnë që një lojtar të luajë për më shumë se dy ekipe në sezon, kështu që Barcelona dhe Chelsea janë dy opsionet e tij të vetme deri në verë.

Sipas raportit, gjigantët katalanas do të duhet të heqin qafe dikë përpara se ta sjellin sulmuesin nga Gaboni dhe ka shumë të ngjarë që ai të jetë Memphis Depay, i cili ka qenë i lidhur shumë me një largim, ose edhe Franck Kessie.

Kessie ishte një nga lojtarët që u bashkua verën e kaluar, pas përfundimit të kontratës së tij me AC Milan, por ai ka filluar vetëm dy ndeshje në ligë deri më tani.

Një raport i mëparshëm, nga “AS”, pohoi se Aubameyang është i dëshpëruar në “Stamford Bridge” dhe dëshiron një rikthim në ekipin e Xavi sa më shpejt të jetë e mundur, megjithëse ai do të duhej të bënte një ulje page, nëse do të kalonte përsëri nëpër dyert e “Camp Nou”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore