Lajme

Banka Botërore përgatit 3 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën


Grupimi i Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, është duke përgatitur një paketë financiare për Ukrainën, e cila shkon në vlerën e 3 miliardë dollarëve.

Në një deklaratë të përbashkët, të dyja agjencitë shkruajnë se janë të shqetësuara për efektet e mundshme të pushtimit rus në ekonominë ukrainase.

Çmimet në rritje për shkak të luftës, luhatjet në tregjet financiare dhe risku i një inflacioni global, janë shumë të ndjeshëm.

Ndihma totale prej 3 miliardë dollarësh, pritet të vijë e ndarë në disa transhe. I pari, mendohet se do të jepet javën e ardhshme, në vlerën rreth 350 milionë dollarë.

Deri në qershor, shuma mund të arrijë në 2.2 miliardë dollarë sakaq.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore