Shqipëria

Balluku takim me Shoqatën e Transportit, nga nesër policia aksion për të palicencuarit


Përfaqësuesit nga Shoqata e Transportit kanë zhvilluar një takim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kjo pas përgjysmimit së flotës për shkak se kërkojnë që të plotësohen kushtet e propozuar nga vetë ata.

“Takimi me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas po bëhet për të gjetur zgjidhje sa u takon problematikave dhe kërkesave të tyre, duke pasur gjithmonë në fokus rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve”, u shpreh Balluku në fjalën e saj.

Ata i kanë shprehur problemet e tyre ministres, e cila ka premtuar ngritjen e një grupi pune.

Gjithashtu, ajo i ka bërë thirrje Policisë për ndërhyrje urgjente.

Përfaqësuesit u shprehën se ka një “konkurrencë të padrejtë”. Kjo pasi makinta private kryejnë funksionin e taksive të palicencuara.

“Duke nisur që nesër Policia e Shtetit do të nisë aksionin”, tha ministrja.

Përfaqësuesit e Shoqatës kanë kërkuar një rishikim të orareve, pasi kjo bën që të ketë përplasje pasi makina të shumta qarkullojnë në ato orare.

Ata kanë shprehur mbështetjen për nismën e re e-transport, e cila do të jetë një risi në Shqipëri.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit mbeten të njëjta si ato të një viti më parë.

Kjo duke nisur nga heqja e akcizës së naftës dhe taksave për karburantin.

Për përfaqësuesit e Unionit, nga hapja e transportit prej 1 vit e gjysmë, gjendja është ende në pikën fillestare.

“Asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara”, shkruhet në letrën e tyre.

Ata informojnë se gjenden në këtë situatë të vështirë edhe pas shumë kërkesave dhe njoftimesh si në institucionet vendore dhe ato qendrore.

“Ky mosreagim i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori”.

Unioni ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka shprehur dëshirën për realizimin e kërkesave të institucioneve përgjegjëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore