Futboll

Ballkani shkarkon nga detyra trajnerin Blendi Shkëmbi


Aventura e Blendi Shkëmbit si kryetrajner i klubit nga Suhareka, Ballkani, nuk zgjati edhe aq shumë

Trajnerit nga Korça i ka kushtuar rëndë humbja me Arbërinë në ndeshjen e xhiros së 33-të, në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Suhareka përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në facebook, kanë njoftuar për shkarkimin nga detyra të trajnerit shqiptar.

“Pas rezultateve te dobëta, sidomos ne dy ndeshjet e fundit, klubi ka marr vendim te ndërpres bashkëpunimin me trajnerin Blendi Shkëmbi. E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese ne te ardhmen”, thuhet në postimin e klubit Ballkani.

Trajneri 41-vjeçar, u emërua në pozitën e trajnerit nga Suhareka më 4 janar të këtij viti, duke zëvendësuar trajnerin Ismet Munishi.

Pas dy humbjeve në ndeshjet e fundit, ndaj Arbërisë dhe Drenicës, tani më klubit nga Suhareka, iu kanë zbehur gjasat për titull kampion të cilin e kishte objektivë në këtë sezon, andaj mbetet të luftohet për vendin e dytë, i cili dërgon në Evropë në sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore