Shqipëria

Balla për liberalizimin e vizave: Lajm i mirë, më në fund një datë finale


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mirëpritur lajmin e liberalizimit të vizave për Kosovën, jo më larg se 1 janari i vitit 2024.

“Ky është vërtet një lajm i mirë! Më në fund ka një datë finale”, shkruan fillimisht përfaqësuesi socialist.

Sipas tij, edhe pse shumë i vonuar, ky i fundit mbetet një lajm i mirë.

“Edhe pse shumë i vonuar, lajmi i mirë vjen nga Këshilli Evropian ku është rënë dakord që të fillojnë negociatat për liberalizimin e vizave për Kosovën”, shtoi Balla.

Deputeti socialist sqaroi se lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur kur të hyjë në fuqi sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, 1 nëntor i vitit 2023.

“Në rast se do të ketë vonesa për këtë sistem”, vëren kreu i grupit socialist, “liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

Pa viza nga 1 janari 2024

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore