Lajme

Bajrami për LVV-në: Nuk dinë ose dëshirojnë t’i kapin institucionet me çdo kusht


Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami për Ligjin e Ri për Zyrtarët Publikë ka thënë se edhe pse kjo parti e kishte dërguar këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje sërish e ka sjellur në Kuvend Ligjin për plotësim ndryshim të Ligjit të vjetër që vazhdon të jetë në fuqi.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Bajrami ka thënë se LVV ose “nuk dinë” ose “dëshiron që t’i kap institucionet me çdo kusht”.

“Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje me 40 nënshkrime ka thirrur sot seancë të jashtëzakonshme në ora 14:00, me dy pika, njëra prej të cilave është shqyrtimi i parë i Ligjit nr. 08/L-239 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L114 për zyrtarë publikë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 08/L-128”.

“Kjo shumicë me 22 dhjetor të vitit 2022 e kaluar në Kuvend Ligjin e Ri për Zyrtarë Publikë Ligji nr.08/L-197, të cilin LDK e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese”.

Ajo tutje ka parashtruar dy pyetje ndaj Qeverisë.

“Tani LVV/Qeveria duke qenë të vetëdijshëm që ai Ligj është antikushtetues dhe duke tentuar që me çdo kusht t’i kapin institucionet kanë sjellë Ligj për plotësim ndryshim të Ligjit të vjetër që është në fuqi”.

“Për të gjithë praktikantët që janë përfshirë në procesin e hartimit të këtij Ligji, a mund të përgjigjeni në dy pyetje:”.

“Çka ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese e shpallë kushtetues Ligjin për Zyrtar Publikë?”.

“Me cilin Ligj do të punoni pastaj?”.

Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, më 30 dhjetor të 2022 e kishin dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Se pse Gjykata Kushtetuese duhet ta shfuqizojë ligjin në fjalë, e kishte argumentuar, ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherit deputetë nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai kishte thënë se me Ligjin e ri për Zyrtarët Publik shtohet ndikimi politik në rekrutim, transferim dhe ngritje në detyrë për shkak se hiqet sistemi i karrierës dhe rrjedhimisht punësimi bëhet me mandat dhe futet rekrutimi i jashtëm për pozitat drejtuese.

Lidhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë, kishte reaguar edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Të njëjtit kishin shprehur shqetësim për disa dispozita të këtij ligji.

Zyra e BE-së në Kosovë gjithashtu ishte e zhgënjyer me faktin se pse Kuvendi i Kosovës nuk kishte marrë parasysh disa nga sugjerimet e tyre lidhur me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Ligjin për Pagat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore