Lajme

Bajrami, Muratit: Prishtina edhe pa mbështetjen tënde po punon më shumë se krejt ministritë bashkë


Hykmete Bjarami

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas përplasjeve në mes të Komunës së Prishtinë dhe Ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth ndarjes së buxhetit nga ana e qeverisë për komunat.

Në një postim në Facebook, Murati duke i reaguar Komunës së Prishtinës, tha se “buxhetin e kanë si kurrë më parë”, por sipas tij, “me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë”.

Në këtë drejtim, Bajrami i ka thënë se më e udhës do të ishte që ministri Murati të fliste për premtimet që i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, e me të cilat e kishin fituar besimin e popullit të Kosovës.

“160 çerdhe, mijëra banesa me këste 120 euro dhe 150 euro, bankë zhvillimore e të tjera”, i renditi ajo disa nga premtimet që qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ndonëse i ka premtuar, zbatimi i tyre ka mbetur në letër.

Tregoni, pohoi ish-ministrja e Financave, “dikush ministrit të numrave se Prishtina edhe pa mbështetjen e tij po punon më shumë se krejt ministritë bashkë”.

“Ndërsa, sa i përket mbështetjes nga ai dhe Qeveria e tij për komunën e Prishtinës, për cilën mbështetje e ka fjalën?”, teksa ia numëroi edhe disa bllokime që qeveria, sipas saj, i ka bërë Komunës së Prishtinës.

“Për bllokimin e mjeteve vetanake 28 milionë euro, plot 178 projekte, deri në gusht të këtij viti, Për stopimin e rrugës A ‘Jim Xhema’, me vendime politike duke shfrytëzuar instrumentet komplet joligjore, Apo faktin që investimet kapitale nga ministritë e linjës për komunën e Prishtinës për vitin 2024 janë me të ulëta se për komunën e Shtimes”, shtoi.

Sa i përket krahasimeve me qeverinë e LDK-së, Bajrami ia kujtoj ministrit Muratit “që kur e ka marrë mandatin rritja ekonomike ka qenë 16%, sot rritja ekonomike është 2%”.

“Të hyrat i ka rritë inflacioni dhe se asnjë euro me shumë nuk i ka aloku Qeveria asnjë komunë që udhëhiqet nga LDK-ja përpos asaj që ju takon me ligj/formulë”, theksoi.

Komuna e Prishtinës kërkoi nga Qeveria rritje të buxhetit, Murati: Buxhetin e keni si kurrë më parë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore