Jetesë & Stil

Bad Bunny dhe Kendall Jenner e konfirmojnë romancën e tyre në koncertin e Drake


Rep artisti, Bad Bunny dhe modelja, Kendall Jenner kanë zhdukur çdo dyshim në lidhje me marrëdhënien e tyre, derisa i vunë pikën, pikëpyetjeve të ngritura tash e sa kohë në publik.

Dyshja u panë në një koncert të Drake në Kaliforni, duke kaluar një kohë të mrekullueshme dhe lanë të kuptohen, se aktualisht janë më të lumtur se kurrë.

Bad Bunny dhe Jenner morën pjesë në koncertin e Drake në skenën e Forumit Kia në Inglewood.

Të dy ndodheshin në seksionin VIP dhe u raportua se pjesën më të madhe të koncertit e kishin kaluar me Kim Kardashian, derisa Tristan Thompson, ish-burri i Khloe Kardashian, iu bashkua atyre më vonë.

Fansat e pranishëm në koncert, kapën video të Bad Bunny dhe Jenner duke kaluar një kohë të mirë, teksa ata shiheshin duke kërcyer së bashku me këngët e Drake.

Mes këngëve, të dy pushuan për t’u përqafuar, puthur dhe folur gjëra me njëri-tjetrin.

Në mes të këngës  “God’s plan”, Jenner u pa duke i pëshpëritur diçka në vesh Bad Bunnt-t.

Ajo pothuajse po binte në dysheme, duke qeshur, ndërsa rep artisti shihej dukej e mbajtur në krahë, shoqëruar me buzëqeshje gjatë gjithë kohës.

Kardashian është fotografuar gjithashtu duke bërë foto të Bad Bunny dhe Jenner.

Në maj, një burim tjetër zbuloi se romanca e çiftit po vazhdonte të përparonte.

“Ata janë shumë të lezetshëm së bashku. Kendall është e lumtur. Ai është një djalë argëtues. Shumë një zotëri dhe simpatik. Asaj i pëlqen atmosfera e tij”, kishte thënë burimi në fjalë.

Megjithëse burimi i brendshëm vuri në dukje se marrëdhënia e tyre “ishte një fillim i ngadaltë”, dyshja “tashmë kalojnë pothuajse çdo ditë së bashku”.

“Ai shoqërohet me miqtë e saj dhe ajo me të tijat. Tashmë është më shumë një lidhje. Kendall nuk po sheh askënd tjetër. Ajo e pëlqen shumë atë”, vazhduan ata.

Dyshja ndezën fillimisht thashethemet për lidhje kur u panë duke dalë nga i njëjti restorant në Los Angeles në muajin shkurt, ku u tha se ishin në një takim të dyfishtë me Hailey dhe Justin Bieber.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore