Film

“Back to Black”, një film i ri biografik mbi jetën e Amy Winehouse


Ikona e ndjerë e muzikës, Amy Winehouse, ka lënë gjurmë të përjetshme në botën e tingujve me zërin unik dhe jetën e saj të paparashikueshme që kishte.

E për të përshkruar copëza nga jeta e saj artistike e personale, së fundmi ka debutuar një film biografik i titulluar “Back to Black”.

Me yllin e “Industry” Marisa Abela në rolin e Winehouse dhe me regji nga Sam Taylor-Johnson , që ka qenë regjisor i filmave të suksesshëm “Nowhere Boy” e “Fifty Shades of Grey”, “Back to Black” është prodhuar nga Nicky Kentish-Barnes, Ron Halpern dhe Joe Naftalin për Studiocanal dhe Alison Owen dhe Debra Hayward për Monumental Pictures nga një skenar i shkruar nga Matt Greenhalgh.

“’Back to Black’ është një vështrim i paparë ndonjëherë në ngritjen e hershme të Amy Winehouse në famë dhe publikimin e albumit të saj novator në studio, “Back to Black”, thuhet në promon prezantuese të filmit.

“Thënë nga këndvështrimi i Amy-t, filmi është një vështrim i pafalshëm ndaj gruas pas fenomenit dhe marrëdhënies që frymëzoi një nga albumet më legjendar të të gjitha kohërave”, thuhet tutje në përshkrim.

“Unë nuk shkruaj muzikë për të qenë e famshme”, thotë Abela, duke cituar fjalët e Winehouse në trailer, ndërsa kënga e titullit kumbon.

Jack O’Connell luan së bashku me Abela në rolin e burrit të Winehouse, Blake Fielder-Civil.

Eddie Marsan luan si babai i Winehouse, Mitch Winehouse, me Juliet Cowan si nëna e Winehouse, Janis Winehouse-Collins.

Lesley Manville shfaqet në rolin gjyshes së Winehouse, Cynthia Winehouse.

“Back to Black” shënon filmin e parë biografik për Winehouse, këngët më të njohura të së cilës përfshijnë tituj si “Valerie”, “Back to Black” dhe “Rehab”.

Pas vdekjes së këngëtares në vitin 2011 në moshën 27-vjeçe nga helmimi me alkool, dokumentarë të shumtë për jetën dhe trashëgiminë e saj janë shfaqur, duke përfshirë fituesin e “Oscars” në vitin 2015 për filmin dokumentar më të mirë, “Amy”, si dhe filmin televiziv të BBC-së të vitit 2021 “Reclaiming Amy”.

Filmi biografik u njoftua për herë të parë se do të ishte në zhvillim në vitin 2018.

“Back to Black” ka marrë mbështetje nga Amy Winehouse Estate, Universal Music Group dhe Sony Music Publishing. Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 10 maj nga Focus Features.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore