Lajme

Avokati i Thaçit: Dy shtete anëtare të NATO-s ofruan garanci për lirimin e tij


Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Special Gregory Keohe, përmes një shkrese ka renditur argumente për lirimin në arrest shtëpiak të Thaçit.

Keohe, në shkresën e tij ka kërkuar nga trupi gjykues në rastin e Thaçit të mbahet një seancë dëgjimor ku do të shtjellohen dy pikat kyçe të kërkesës, që përshijnë shqyrtimin e garancës së dhënë nga Policia e Kosovë për lirimin e Thaçit, si dhe garancës së dy shteteve që garantuar në qershor të këtij viti për mbrojtje në liri të Thaçit.

Sipas Keohe, dy shtetet të cilat dhanë garancën për lirimin e Thaçit nga paraburgimi janë shtete anëtare të NATO-s, ku njëra prej tyre është shtet kontributdhënës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Koehe madje ka argumentuar se Prokurori i Specializuar është vonuar tej mase në zbulimin e informacionit, andaj gjykimi i tij nuk ka gjasa të nisë deri në vjeshtën e vitit 2022.

Në rrethana të tilla Keohe thotë se qëndrimi në paraburgim i Thaçit deri në atë periudhë do të ishte e paarsyeshme.

Një argument tjetër i avokatit mbrojtës së Thaçit është se sipas tij klienti i tij ka pranuar që të heqë dorë nga çdo e drejtë kushtetuese e tij, nëse kjo kërkohet nga gjyqtari paraprak karshi kushteve të vëna për lirim në arrest shtëpiak.

“Thaçi konfirmon se është i gatshëm të pranojë arrest shtëpiak në të gjitha kushtet e arsyeshme që do të konsiderohen të nevojshme nga gjyqtari paraprak, duke përfshirë edhe përtej kushteve standarde të arrestit shtëpiak, për të plotësuar çdo kërkesë të gjyqtarit paraprak”.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe

Ndryshe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë refuzuar garancinë e Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit nën akuzën se ka kryer krime lufte.

Një nga arsyet që përmenden në dokumentin e publikuar nga Gjykata Speciale, thuhet se ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Specialja i rendit edhe lidhjet e kundërshtarëve politikë të ish-presidentit Hashim Thaçi me organizatat terroriste, sjellja e liderëve të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë deklaratat e Faton Klinakut, në verën e kaluar dhe krimet e supozuara se janë bërë e goditur mes Gucati dhe Haradinaj, të gjitha këto tregojnë qartë se kjo klimë vazhdon.

Po ashtu si arsye e refuzimit jepet edhe një fotografi ku ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shihet me ish-drejtorinë e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me pretekstin se ish-anëtarët e Shërbimit Informativ të Kosovës kanë ndikim mbi Policinë e Kosovës.

Fotografia e Hashim Thaçit me Rashit Qalaj, e cila tregohet si arsyetim nga Gjykata Speciale për refuzimin e kërkesës për lirim me kusht të Thaçit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore