Lajme

Avokati i serbit që sulmoi KFOR-in në Veri: Po akuzohet edhe për pjesëmarrje në barrikada


Nebojsha Vlajiç

Avokati serb, Nebojsha Vlajiç, ka bërë të ditur se N.O., apo i njohur ndryshe me nofkat si “Nemac” dhe “Rusi” i arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Vlajiç në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Kossev, ka theksuar se klienti i tij përveç se po akuzohet se ka sulmuar ushtarët e KFOR-it më 29 maj, në protestën e dhunshme para ndërtesës komunale në Zveçan po dyshohet se ka marrë pjesë edhe në barrikadat në Veri në dhjetor të vitit të kaluar.

Avokati serb ndër të tjera ka bërë të ditur se i dyshuar aktualisht po mbahet në stacionin policor në Prishtinë ndërsa gjatë ditës së shtunë do të dal para trupit gjykues.

Policia ka arrestuar N.O., apo njohur dryshe me nofkat si “Nemac” dhe “Rusi”, pasi ka siguruar prova që i njëjti ka sulmuar ushtarët e KFOR-it me 29 maj, në protestën e dhunshme para ndërtesës komunale në Zveçan.

“Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive të realizuara nga Policia e Kosovës, sot në orët e paradites është arrestuar i dyshuari mashkull serb N. O., me vendbanim në Mitrovicë Veri, i njohur me nofkat ‘Nemac’ dhe ‘Rusi’, si i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit dhe rrezikimit të personave nën mbrojtje ndërkombëtare – KFOR-it”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Rusi” dyshohet të jetë personi i njjëjtë, fotografia e të cilit, duke goditur me pendrek ushtarët e KFOR-it, u shpërnda në rrjete sociale.

Tutje është sqaruar se arrestimi i tij është bërë pas sigurimit të dëshmive.

Ndërsa, për veprimet e tjera do të jenë në koordinim me institucionet e drejtësisë.

“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore”.

Arrestohet personi që sulmoi KFOR-in në Veri, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore