Lajme

Avokatët në Serbi të shqetësuar me përgjimet


Shoqata e Avokatëve në Serbi po insiston që të vërtetohet autenticiteti i transkriptave të shpalsoura të bisedave mes Veljko Belivuk dhe mbrotjes së tij, ngarje kjo që bëri bujë në Serbi dhe në rajon.

“Tentimet e mediave pro-qeveritare të Serbisë për të futur nën kontroll dëmin që ka rezultuar pas publikimit të deklarimeve të Veljko Belivuk dhe Markjo Milljkovic, shumë lehtë mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha për zyrtarët qeveritarë”, shkruan e përditshmja Danas.

Kjo për arsye se në mënyrë që minimizohen akuzat e lidhjeve mes zyrtarëve qeveritarë dhe anëtarë të grupeve kriminale, mediet pro-qeveritare po i paraqesin si taktika të paramenduara.

Mirëpo shqetësimi i Shoqatës së Avokatëve shkon në një drejtim tjetër.

Derisa opinionoin publik ka qenë përqendruar në përmbajtjet konfliktuoze, kjo shoqatë ka vendosur theksin mbi dyshimin, me të drejtë, se konfidencialiteti i bisedave me klientët e tyre nën mbrojtje po shkelet.

“Për të sqaruar këtë çështje, Kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Serbisë, Viktor Gostiljac, i dërgoi një letër Drejtorit të Drejtorisë për Shërbimin e Sanksioneve Penale, për kërkuar të përcaktojë nëse transkripti i lexuar nga Vučićević është autentik”, shkroi mediumi serb Danas.

“Për të qenë të sigurt për vlefshmërinë e hetimit, Gostiljac ftoi një përfaqësues të avokatisë për të marrë pjesë në këtë verifikim. Ministria e Drejtësisë, nën juridiksionin e së cilës është Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, ende nuk i është përgjigjur kësaj letre, si dhe pyetjeve të Danas nëse do të pranojë propozimin e Presidentit të Shoqatës së Avokatëve të Serbisë”.

Jasmina Milutinoviç, nënkryetarja e Shoqatës së Avokatëve është shprehur se do të këmbëngulin të marrin përgjigje se a kanë qenë apo jo autentike transkriptat e lexuara, në mënyrë që të përcaktohet se apo përgjohen ata dhe klientët e tyre, duke u prishur konfidencialitetin ligjor që kanë me të mbrojturit e tyre.

“Tash për tash jemi endi në rrafshin e supozimeve. Sidoqoftë, fakti i thjeshtë se këto transkripta mund të jenë autentike ka bërë që avokatët të frikësohen të bisedojnë me klientët e tyre se mos po përgjohen”.

Sidoqoftë kjo gjë nuk është aspak e re dhe jo të gjithë avoktatë ndajnë të njëjtin shqetësim.

Toma Fila, avokati që kishte mbrojtur Sllobodan Millosheviçin dhe Jovanka Brozin, thotë se kjo gjë s’është aspak e re në Serbi, se praktika e përgjimit të avokatëve dhe klientëve të tyre ekziston si praktikë me dekada.

“Vuçiçi s’e ka shpikur këtë praktikë. Kjo gjë ka qenë ndër ne që nga Tito e tutje. Secili avokat e di si përgjohen bisedat me klientë, dhe vetëm një i çmendur do të thoshte diçka konfidenciale dhe të ndjeshme. Biseda të tilla bëhen me laps e me fletë, kështu e kam bërë edhe me Sllobodan Millosheviçin”, ka thënë avokati i Millosheviçit

“Policia gjithmonë ka përgjuar ato biseda të cilat ka besuar se kanë përmbajtje që do tua lehtësonte hetimet. Gjëja e vetme ndryshe këtu është se është publikuar për përdorim të jashtëm në televizion (nga publiku), në vend se të përdoreshin për brenda.”

Qëndrim tjetër nga Presidenti i Shoqatës së Avokatëve, Vladimir Beljanksi.

Ai iu drejtua Ligjit për Media dhe Informacion Publik të Serbisë, ku urdhërohet se gazetari nuk është i obliguar të zbulojë burimin e informacionit, përveç nëse të dhënat në fjalë i referohen një krimi të dënueshëm me së paku 5 vite burgim.

“Për veprat kriminmale të cilat dyshohen Belivuk dhe Milljkoviç, dënimi i tyre është me më shumë se 5 vite burgim. Dhe sipas kësaj, prokurori mund t’i dërgoj ftesën Vuçiçeviçit, nëse ai refuzon të zbulojë burimin e informacionit se ku i ka marrë ato transkripta, ai mund të akuzohet për pengim të provave”, tha avokati Beljanksi

Beljanksi tha se konfidencialiteti i komunikimit mes avokatit dhe klientit është e drejtë e garantuar me kushtetutë, dhe kur kjo e drejtë shkelet, atëherë shkelet edhe e drejta për gjykim të drejtë.

“Nëse nuk vërtetohen në të gjitha hollësitë autenticiteti i asaj transkripte të bisedave, procedurat kriminale në Serbi s’do të jenë asgjë më shumë se fars”, përfundoi Vladimir Beljanski.

Mediumi serb “NewsMax Adria” ditën e hënë ka bërë të ditur se ka siguruar qasje në deklaratat e dhëna në polici të Marko Milljkoviç, kolegut kriminal të Veljko Bellivuk, ku edhe ai thuhet të ketë deklaruar në polici se ka takuar Aleksandër Vuçiçin, dhe Aleksandër Vulinin, përmes gjyshit të tij Svetozar Vujaçiç, që është këshilltar i ministrit të brendshëm të Serbisë.

Gazeta investigative KRIK që njëherit është edhe pjesë e Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me degë në Sarajevë, përmes hulumtimeve gazetareske, ka shpalosur trasnkriptën e të akutuarit për krime Veljko Belivuk, ku ai ka deklaruar se ka lidhje politikanë me ndikim në Beograd.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore