Lajme

Avionët ‘spiunë’ të SHBA-ve po monitorojnë një enklavë ruse në Evropë


Ushtria amerikane duket se po rrit mbikëqyrjen ajrore të një territori rus në Evropë, duke sinjalizuar potencialisht shqetësimin se Kremlini mund të vendosë apo edhe të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, siç kanë paralajmëruar liderët rusë.

Të mërkurën, një aeroplan i mbikqyrjes elektronike amerikane, Boeing RC-135, u nis nga një bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe qarkulloi rreth Kaliningrad-it, një territor rus përgjatë Detit Baltik – që nuk ndan kufi tokësor me kontinentin.

Kjo, sipas një faqe interneti për gjurmimin e fluturimeve.

Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Business Insider”.

Shtëpia e afro 500 mijë njerëzve, nganjëherë quhet si “aeroplanmbajtësja e pambytshme” e Rusisë.

Kjo, sepse është e lidhur midis Polonisë dhe Lituanisë, duke i siguruar në thelb Kremlinit një bazë operative brenda territorit të NATO-s.

Sipas Hans Kristensen, ekspert i armëve bërthamore në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë, në vitin 2018, Rusia kreu një “rinovim të madh” të një objekti ruajtjeje aktive të armëve bërthamore në Kaliningrad rreth 50 kilometra larg Polonisë.

Objekti, shkroi ai në atë kohë, mund të funksionojë “si një vend depozitimi që do të furnizohej me koka luftarake nga vendet qendrore të magazinimit në një krizë”.

Sipas një fletë të dhënash ushtarake, RC-135V/W ofron “aftësi të mbledhjes, analizës dhe shpërndarjes së inteligjencës në kohë reale në vendngjarje”, me ekuipazhin e tij – deri në 30 persona – në gjendje të “zbulojë, identifikojë dhe gjeolokojë sinjalet në të gjithë spektrin elektromagnetik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore