Shqipëria

Autoritetet shqiptare i shprehin ngushëllime familjes në Pejë për humbjen e dy jetëve


Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi i ka shprehur në emër të Qeverisë shqiptare ngushëllime familjes në Pejë për humbjen e dy jetëve, si pasojë e motit të keq.

“Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muxhaheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë. Pranë vëllezërve tanë në këtë ditë të vështirë!”, shkruan zyrtari shqiptar në reagimin e tij.

Kujtojmë që, një nënë bashkë me fëmijën e saj 5-vjeçar, kanë vdekur të shtunën në Pejë, si pasojë e reshjeve të rrëmbyera të shiut.

Përveç tyre, në lagjen “Fidanishte” të komunës së Pejës, dy persona kanë pësuar lëndime fizike dhe janë dërguar në spital për të marrë trajtim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore