Lajme

Autoritetet izraelite nuk do t’i lirojnë të burgosurit palestinezë


Shërbimi i Burgjeve të Izraelit ka vendosur kundër lirimit të të burgosurve, të Xhihadit Islamik palestinez, nga Burgu Ofer, në Bregun Perëndimor.

Ky vendim erdhi pasi të burgosurit kishin kërcënuar për lëvizje masive, përfshirë zjarrvënie dhe goditje të rojeve, nëse transferohen në burgje të tjera, sipas burimeve të autoriteteve të burgut.

Kanë kaluar mbi 48 orë që kur gjashtë të burgosur palestinezë, të dënuar për kryerjen e sulmeve kundër izraelitëve, u arratisën nga burgu Gilboa në Izraelin verior.

Pavarësisht përpjekjeve nga Policia e Izraelit dhe shërbimi i sigurisë Shin Bet, ende nuk është bërë ndonjë përparim. Pesë nga të arratisurit i përkasin Xhihadit Islamik.

Komisioneri i Shërbimit të Burgjeve, Katy Perry, vendosi që rreth 400 të burgosur, që kishin të bënin me Xhihadin Islamik nga të gjitha burgjet izraelite, do të ndahen dhe do të vendosen në mjedise të sigurisë maksimale.

Qëllimi i lëvizjes ishte të strehonte vetëm një të burgosur të Xhihadit Islamik në çdo qeli.

Autoriteti i burgut filloi transferimin e të burgosurve nga burgjet, në veri të vendit. Ndërsa të burgosurit nga Gilboa dhe Megiddo, në veri, u transferuan në burgjet e tjera, kryesisht në jug.

Rreth 150 të burgosur të Xhihadit Islamik, nga Ofer, refuzuan të lirojnë burgun. Disa prej tyre u përleshën me rojet.

Aktualisht, tre të burgosur të Xhihadit Islamik janë të vendosur mesatarisht në një qeli në Ofer.

Sipas burimeve të Shërbimit të Burgjeve izraelitë, nga frika e trazirave masive, komandanti i Qarkut Qendror Avichai Ben-Hamo vendosi kundër lëvizjes së të burgosurve.

Ata, aktualisht, po qëndrojnë në Ofer.

Shërbimi i sigurisë Shin Bet ka marrë në pyetje disa të burgosur që konsiderohen figura të larta në Xhihadin Islamik, si përpjekje për të gjetur nëse ishin në dijeni të planit të të arratisurve, nga Gilboa.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit në një deklaratë tha se “sipas një urdhri operacional nga komisioneri i Shërbimit të Burgjeve, të burgosurit e Xhihadit Islamik po zhvendosen midis burgjeve të ndryshme të sigurisë maksimale”.

“Deri më tani, rreth 170 të burgosur janë transferuar dhe mbi 400 pritet të zhvendosen këtë fundjavë. Pasi disa të burgosur në burgun Ofer i rezistuan lëvizjes, ata u dërguan në qelitë e ndëshkimit, ku do të përballen me procedura disiplinore”.

Drejtuesit e të burgosurve të Xhihadit Islamik kërcënuan se do të hyjnë në grevë urie në shenjë proteste, ndaj synimit të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit për të shpërndarë të burgosurit.

Ndërkohë, forcat izraelite kanë hyrë në Jenin, prej nga vijnë të arratisurit, si pjesë e përpjekjeve për të kryer arrestime. Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se, një person u qëllua në kokë dhe u dërgua në spitalin në Jenin, në gjendje të moderuar dhe të qëndrueshme.

Marrë nga Haaretz, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore