Lajme

Australi, raportohet numri më i lartë i rasteve ditore me Covid-19 për vitin 2021


New South Wales, Australi, ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve ditore nga Covid-19, të shtunën e 3 korrikut, për këtë vit. Pavarësisht se në disa qytete kryesore u kthyen kufizimet.

Sidney, kryeqyteti i New South Wales, i cili përllogarit një të pestën e popullsisë së përgjithshme të Australisë, prej 25 milionë banorësh, është goditur rëndë pas një shpërthimi të shpejtë të variantit Delta. Për dy javë ky variant u përhap në të gjithë kryeqytetin.

Kryeministri i shtetit Gladys Berejiklian raportoi 35 raste të reja. 29 prej të cilave ishin të lidhura me rastet e mëparshme.

Kjo eklipsoi 31 rastet e raportuara një ditë më parë. Për rrjedhojë kjo i ka çuar infeksionet totale në më shumë se 250 raste për dy javë.

“Ndërsa numri i rasteve po rritet, ne po shohim një përqindje më të madhe të atyre në izolim, e cila është ajo që duam”, tha Berejiklian në një konferencë shtypi.

“Ne nuk kemi parë një rritje të madhe të rasteve. Por ne e dimë që ditët e ardhshme janë kritike”.

Sidney po shkon drejt një bllokimi dyjavor. Berejiklian tha se ishte ende herët për të marrë një vendim nëse do të zgjaste bllokimin.

Ndërsa në vende të tjera të Australisë, banorët gëzuan një farë lirie. Por për disa të tjerë fundjava filloi me bllokime. Përkatësisht në Australinë Perëndimore, Territorin Verior dhe në disa zona të shtetit Queensland.

Kryeministri i Queensland, Annastacia Palaszczuk, konfirmoi se një bllokim në Brisbane do të hiqej të shtunën. Kjo ka ardhur pasi u raportuan vetëm pesë raste të reja me Covid-19.

Bllokimet, gjurmimi i shpejtë i kontakteve dhe rregullat e ashpra të distancimit shoqëror e kanë ndihmuar Australinë të shtypë shpërthimet e mëparshme. Por varianti Delta ka alarmuar autoritetet mes një makinerie të ngadaltë të vaksinimit në mbarë vendin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore