Lajme

Australi, më shumë se gjysma e popullsisë nën izolimet e COVID-19


Më shumë se gjysma e 25 milionё australianёve u vendosёn nën bllokim tё martën e 20 korrikut, pasi një shtet i tretë ka rivendosur masat për të kontrolluar variantin shumë ngjitës Delta të coronavirusit.

Infeksionet dhe vdekjet nё Australi janë shumë më poshtë se vendet e tjera të zhvilluara, por vendosja e izolimeve, e nxitur nga fushata e ngadaltë e vaksinimit, po ushtron presion mbi qeverinë kombëtare. Sondazhet treguan se, rezultatet ranё nё nivel më të ulët krahasuar me një vit mё parё, vetëm disa muaj para mbajtjes sё zgjedhjeve.

Australia e Jugut, një shtet me 1.8 milionё banorё, vendosi një bllokim shtatë-ditor, pasi zbuloi pesë infeksione të lidhura me një udhëtar të kthyer, ndёrsa shteti fqinj Victoria zgjati me një javë një bllokim pesë-ditor, pasi nuk arriti të kontrollonte rastet të reja.

“Ne e urrejmë zbatimin e këtyre kufizimeve, por besojmë se vetёm nё kёtё mёnyrё mund t’i vendosim gjёrat nё vijё”, u tha gazetarëve kryeministri i Australisë së Jugut, Steven Marshall.

Qyteti më i madh Sydney, ku filloi shpërthimi i fundit i Delta-s, është në javën e katërt të një bllokimi pesë-javor.

Tri rajone tё tjerё u shtuan në zonat në brendësi pas regjistrimit të një rasti pozitiv.

Sydney është kryeqyteti i New South Wales, shteti që regjistroi 78 raste të reja të martën, nga 98 tё një dite më parë, rënia më e madhe e tij ditore, që kur shteti hyri në izolim.

Autoritetet kanë thënë se shifrat duhet të jetë afër zeros, nё mёnyrё qё Sydney tё dalë nga izolimi, me 30 korrikun si datё tё synuar.

Nëntëdhjetë e pesë persona me COVID-19 janë në spital në New South Wales, 27 prej tё cilёve në kujdes intensiv dhe 11 po marrin oksigjen me ventilator.

Pesë vdekje u regjistruan në shpërthimin e fundit, tё cilat e çuan numrin e pёrgjithshёm tё tyre nё 915, nё totalin e pak mё shumё se 32 mijё infeksioneve.

Infeksionet kundrejt vaksinimit

Australia është mbështetur në izolimet, rregullat e ashpra të distancimit shoqëror dhe gjurmimin e shpejtë të kontakteve për të mbajtur infeksionet nën kontroll.

Sidoqoftë shërbimet shëndetësore po testohen nga varianti shumё ngjitёs Delta dhe mbulimi i ulët i vaksinave në Australi, ku vetёm pak më shumë se 14% tё të rriturve janë vaksinuar plotësisht.

Megjithëse 13 milionё australianë vazhdojnё tё jenё të izoluar, ministri i Shëndetësisë tha se mijёra jetё janё shpёtuar.

“Shtrirja dhe shkalla e përhapjes së sëmundjes, midis pjesës tjetër të botës dhe Australisë ёshtё jashtëzakonisht e ndryshme. Nuk duhet të harrojmë se kemi arritur një nivel të jashtëzakonshëm”, u tha Greg Hunt gazetarëve.

Një bllokim i parakohshëm pesë-ditor në Victoria, i cili ishte planifikuar tё përfundonte të martën në mbrëmje, u zgjat me një javë, deri më 27 korrik.

“Ka disa zinxhirë transmetimi, të cilat ende nuk po i identifikojmë dot. Shpejtësia me të cilën infeksioni u pёrhap, konfirmon se izolimi ishte hapi i duhur. Por fatkeqësisht vërteton se na duhet ende kohё pёr t’u hapur”, tha kryeministri i shtetit, Daniel Andrews në Melburn.

Nëntë rastet e Victoria-s, nga 13 tё një dite më parë, ndoqën një prirje rënëse ,por e kaluan numrin e infeksioneve në më shumë se 80.

“Përveç njërit, të gjitha rastet ishin të lidhura me shpërthimin aktual”, thanë zyrtarët.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore