Lajme

Australi, deputeti kërkon falje për komentet e tij ndaj grave


lemtDeputeti i Australisë, Andrew Laming, 56 vjeç, u urdhërua nga kryeministri Scott Morrison, të kërkonte falje në parlament për sjelljen e tij “të turpshme”. Laming foli “pa rezervë”, duke u kërkuar falje të dy grave, më 25 mars.

Gratë e akuzuan atë për ngacmime të vazhdueshme në internet. Njëra kishte tentuar të kryente vetëvrasje.

Një seri akuzash për përdhunim, sjellje të keqe dhe seksizëm kanë tronditur politikën australiane në muajin e kaluar, duke nxitur debatin kombëtar.

Morrison është përballur me një presion në rritje rreth përgjigjes së tij ndaj akuzave dhe problemeve më të gjera kulturore brenda politikës.

Javën e kaluar, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në protesta kundër keqtrajtimit të grave në Canberra dhe shoqërisë më të gjerë.

Për çfarë akuzohet Laming?

Një raport i Channel Nine TV, i transmetuar të enjten, nxori dy gra të cilat thanë se ishin ngacmuar në mënyrë të përsëritur nga Laming, në median sociale Facebook.

Njëra nga gratë, Alix Russo, tha se ai e kishte shënjestruar atë me abuzim verbal dhe e akuzoi atë në mënyrë të rreme për mashtrim dhe marrëdhënie të tjera biznesi.

Raporti përfshinte pamje të komenteve të Laming, shumë prej të cilave sulmuan Russo-n duke përqeshur situatën e saj të biznesit.

“Fatkeqësisht për ty, unë i bëj rregullat dhe ti i zbaton ato”, shkroi deputeti në përgjigje të një prej komenteve të saj.

Një grua tjetër, Sheena Hewlett, tha se ajo dhe burri i saj një këshilltar lokal gjithashtu u ngacmuan nga deputeti.

Laming kërkoi falje të enjten për postimet e tij në rrjetet sociale.

“Unë dua t’i kërkoj falje pa rezerva si zonjës Heëlett dhe zonjës Russo dhe shpreh keqardhjen time dhe kërkoj ndjesë të thellë për lëndimin dhe ankthin që mund të ketë shkaktuar ai komunikim”.

Laburistët i quajtën komentet e Laming “tronditëse” dhe thanë se ai duhet të jepte dorëheqjen.

Cila është historia më e gjerë?

Shumë australianë veçanërisht gratë kanë akuzuar prej kohësh politikanët dhe mjedisin politik se janë “toksikë” ndaj grave.

Ato kanë bërë thirrje për ndryshime gjithëpërfshirëse kulturore.

Përqendrimi në këtë çështje u ndez në shkurt, pasi një ish-këshilltare politike tha se ajo ishte përdhunuar në 2019 nga një koleg në zyrën e një ministri.

Brittany Higgins, 26 vjeçe, raportoi akuzën tek ministrja e Mbrojtjes, Linda Reynolds.

Higgins ka thënë se ishte nën presion për të mos e raportuar atë në polici.

Historia e saj frymëzoi gratë e tjera të paraqiteshin, duke përfshirë katër të tjera me akuza kundër të njëjtit burrë.

Më vonë, Prokurori i Përgjithshëm, Christian Porter e identifikoi veten si subjekt i një pretendimi për përdhunim të vitit 1988.

Ai e ka mohuar me forcë. Policia e kishte mbyllur hetimin sepse gruaja që e kishte akuzuar nuk është më gjallë.

Në fillim të kësaj jave, një këshilltar i qeverisë u pushua nga puna pasi një video e tregonte atë duke kryer marrëdhënie seksuale në tryezën e zyrës së një ligjvënëseje.

Rrjeti Dhjetë raportoi se salla e lutjeve të parlamentit ishte përdorur gjithashtu nga politikanë dhe stafi për të kryer marrëdhënie seksualë.

Morrison ka dënuar raportet dhe është zotuar të “rregullojë këtë shtëpi”, por ai është përballur me akuza të vazhdueshme për të mos dëgjuar shqetësimet e grave.

Në fillim të kësaj jave, ajo gjithashtu kërkoi një hetim mbi pretendimet se zyra e kryeministrit kishte kërkuar të minonte reputacionin e saj.

Morrison ka deklaruar se, “unë jam duke bërë gjithçka që mundem për ta kuptuar sa më mirë situatën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore