Sport

Aubameyang tërhiqet nga kombëtarja


Futbollisti i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, ka vendosur që t’i japë fund karrierës së tij me kombëtaren e Gabonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata e Futbollit të Gabonit, të cilët konfirmuan se kanë marrë një letër nga Aubameyang të martën, duke u informuar për vendimin e tij.

“Pas 13 vitesh që përfaqësova vendin tim me plotë krenari, ju njoftoj se kam vendosur t’i jap fund karrierës sime ndërkombëtare”, ka thënë fillimisht Aubameyang në një letër të hapur drejtuar tifozëve të Gabonit.

“Falënderoj shumë popullin tim dhe të gjithë ata që më mbështetën. Do të mbaj shumë kujtime të mira si dita kur bëra debutimin tim, apo ditën kur u ktheva nga Nigeria me Topin e Artë të Afrikës”, shtoi ai.

“Gjithashtu të falënderoj të gjithë trajnerët e mi, stafin dhe lojtarët që kam luajtur gjatë kësaj karriere. Dhe në fund, falënderoj babanë tim që më dha dëshirën të bëj si ai, duke shpresuar ta kem bërë krenar duke veshur ngjyrat tona”, përfundoi sulmuesi letrën e tij.

Ish-sulmuesi i Borussia Dormund-it dhe Arsenal-it, ka zhvilluar në total 72 ndeshje zyrtare me Gabonin, prej të cilave ka shënuar 30 gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore