Sport

Aubameyang pritet të transferohet tek Inter-i


Pierre-Emerick Aubameyang është lidhur me një rikthim të bujshëm në Itali në javët e fundit, pasi një periudhë e dytë katastrofike në Londër me Chelsea-n duket se do të marrë një fund të parakohshëm.

Me rënien e magjisë së tij në Chelsea pas shkarkimit të trajneri gjerman, Thomas Tuchel në shtator dhe tani që është lënë jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve për pjesën e mbetur të sezonit, ka raporte se londinezët mund të kërkojnë të ndërpresin para kohe kontratën e Aubameyang-ut.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi nga Gaboni ka ende shumë admirim për qytetin e Milanos dhe gjithashtu ka anëtarë të familjes atje, duke përfshirë vëllezërit dhe nipërit e tij, dëshmi e ndikimit të babait të tij kur ai luajti për Triestina gjithë ato vite më parë.

Raportet e fundit e lidhin 33-vjeçarin me një rikthim në qytetin e Milanos, ndonëse me këtë rast, mund të jetë bashkimi me Inter-in.

Kujtojmë që Aubameyang filloi karrierën e tij profesionale me Milan-in, megjithëse nuk regjistroi një paraqitje konkurruese për kuqezinjtë gjatë periudhës së tij në “San Siro” si adoleshent.

Aubameyang fillimisht ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Milan-it, para se kuqezinjtë ta huazonin në klube të ndryshme franceze si: Dijon, Lille, Monaco dhe në fund e shitën te Saint Etienne për 1.8 milionë euro.

Pas një sezoni të mrekullueshëm me fanellën e klubit francez, 33-vjeçari më pas u ble nga Borussia Dortmund-i për shumën e 13 milionë eurove.

Në Dortmund ai ishte spektakolar përgjatë tre viteve e gjysmë, duke shënuar 141 gola dhe duke dhuruar 36 asistime në 213 ndeshje në të gjitha garat.

Pastaj doli në skenë skuadra e Arsenal-it, të cilët e transferuan në Londër për 65 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore