Lajme

ATK-ja anulon disa vërtetime tatimore


Administrata Tatimore e Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës ka anuluar disa vërtetime tatimore të cilat janë nxjerrë online.

Lajmin e ka bërë të ditur ATK-ja përmes një komunikate për media.

“Arsyeja e anulimit të këtyre Vërtetimeve Tatimore, që gjithsej janë 833 është që për shkak të një problemi teknik në një hallkë të ndërveprimit për freskimin e të dhënave në funksionin e Vërtetimit Tatimor, sistemi nuk ka arritur t’i identifikojë borxhet reale gjatë periudhës kohore nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023”.

“Si pasoj janë gjeneruar Vërtetime Tatimore edhe në rastet kur tatimpaguesi ka pasur detyrime të pa shlyera në ATK”, thuhet në njoftim.

Teksa ka kërkuar nga të gjithë personat që kanë përdorur apo që mund të përdorin Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga ATK-ja nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023, t’i zëvendësojnë me Vërtetime Tatimore të gjeneruara përsëri.

Zëvendësimi mund të bëhet përmes sistemit Elektronik të ATK-së apo ueb-faqja e ATK-së, varësisht nga statusi i personit i cili kërkon gjenerim të Vërtetimit Tatimor.

Në muajin janar, pa ndonjë analizë se sa rendohet gjendja ekonomike e qytetarëve, pa konsultime me bizneset dhe pa informim paraprak, çmimi për tatimin në prona është dyfishuar.

Për rritjen prej mbi 60 për qind qytetarët u informuan vetëm në momentin kur paguan obligimet e tatimit në pronë.

Në Kosovë përgjegjëse për rritjen e faturimit në prona janë dy institucione: Komunat dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Teksa ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte deklaruar se do të hartohet një ligj i ri i cili do të përcaktoj vlerën e re të pronave dhe ligji aktual i cili ka rritur çmimin e tatimit për qytetarët është bërë nga qeveritë e kaluara, por që deri tani nuk ka pasur mundësi të hyj në fuqi.

Dyfishimi i tatimit të pronave – Ekonomistët thonë se qeveritarët po sillen si “profiterë të krizës së çmimeve”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore