Sport

Asllani pas fitimit të titullit: Si tifoz i Interit nuk mund të kërkoj më shumë


Kristjan Asllani

Inter-i fitoi Scudetto-n numër 20 në historinë e tyre. I intervistuar në “Inter TV”, Kristjan Asllani ka folur për gëzimin e trofeut, i pari kampionat në karrierën e tij.

“Ne prisnim Scudetton. Jemi të lumtur. Është një emocion i madh. Si tifoz i Inter-it nuk mund të kërkoja më shumë”, tha Asllani.

“Jemi të lumtur sepse sot po luanim në transfertë, por tifozët na mbështetën. Nuk e kuptoj akoma, do të shohim nesër (sot) në mëngjes, fitorja në derbi ndoshta ka rëndësi, por titulli është diça ndryshe”, përfundoi ylli i Kombëtares shqiptare, Krisjtan Asllani.

Interi vulos titullin në derbi

Inter-i vulosi titullin e 20-të të Italisë duke mposhtur rivalët më të afërt dhe sfiduesin më të afërt Milan-in në një Derby della Madonnina historik.

Francesco Acerbi ishte ai i cili i dha avantazhin Inter-it me një gjuajtje me kokë pas pastimit të Benjamin Pavard. Marcus Thuram dyfishoi rezultatin për zikaltërit.

Fikayo Tomori realizoi për t’i dhënë Milan-it një shpresë të shkurtër në minutën e 80 por vetëm kaq.

Pati tre kartonë të kuq në kohën shtesë. Theo Hernandez i Milan-it dhe Denzel Dumfries i Inter-it u përjashtuan për një përleshje dhe të zotët e shtëpisë përfunduan me nëntë lojtarë, ndërsa kapiteni Davide Calabria u përjashtua për sjellje të dhunshme.

Lojtarët dhe trajnerët e Inter-it vrapuan në fushë për të festuar në bilbilin e fundit në terren të përbashkët, megjithëse Milan-i ishte skuadra vendase për këtë ndeshje.

Kuqezinjtë e vendit të dytë tani janë 17 pikë prapa Inter-it me pesë ndeshje të mbetura.

Kurora e 20-të italiane e Inter-it i çon ata mbi 19 tituj të Milan-it në Serie A dhe vetëm poshtë Juventus-it.

Por ky ishte vetëm titulli i tyre i dytë që nga viti 2010, duke fituar për herë të fundit nën drejtimin e Antonio Conte-s në 2021.

Simone Inzaghi i ka rikthyer kohët e mira të zikaltërve, duke fituar Scudetto-n me pesë ndeshje të mbetura pas një serie prej 27 takimesh të pamposhtur në ligë.

Ata kanë shënuar 79 gola, 15 më shumë se kushdo tjetër dhe kanë pranuar vetëm 18, tetë më pak se çdo ekip tjetër.

Inter-i ka fituar tani gjashtë derbet e fundit, duke barazuar rekordin e Milan-it nga 1911-1913 dhe 1946-1948.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore