Sport

Arteta: Duhet të forcohemi për të luftuar për titull


Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pranon se skuadra e tij duhet të forcohet në tregun e transferimeve nëse dëshiron të luftojë për titullin kampion në Premier Leauge në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Arteta-s ishte shumë afër që të shpallej kampion në këtë edicion, duke i prirë tabelës në pjesën më të madhe të sezonit, por në javët e fundit bënë disa gabime dhe në fund Manchester City e rrëmbeu titullin e pestë në gjashtë vitet e fundit.

“Topçinjtë” janë lidhur me një lëvizje për mesfushorin e West Ham-it, Declan Rice, derisa së fundmi siguruan sulmuesin Kai Havertz, i cili do të transferohet nga Chelsea për rreth 65 milionë funte.

“Sezoni i ardhshëm do të jetë liga më e vështirë në historinë e Premier League”, tha Arteta.

“Pse? Ishte viti i kaluar. Unë kam qenë këtu për 22 vjet dhe nuk kam parë kurrë një nivel konkurrues si ai. Kaq shumë cilësi, kaq shumë organizim, kaq shumë burime, kaq shumë trajnerë të mirë”, shtoi tekniku spanjoll.

“Ky është niveli dhe për të fituar Premier League duhet të jesh më i miri. Prandaj duhet të forcohesh”, theksoi Arteta.

Arsenali kryesoi tabelën për pjesën më të madhe të sezonit, por sfida e tyre u rrëzua pasi pësuan lëndime të lojtarëve kryesorë si Ëilliam Saliba.

Edhe pse Topçinjtë përfunduan në vendin e dytë dhe siguruan një rikthim në Champions League, Arteta thotë se ende “dhemb”.

“Deri më sot, më dhemb thellë nga brenda që nuk e kam fituar Premier League pas 10 muajsh luftime me City-n”, shtoi ai.

“Kishte tre apo katër lëndime të lojtarëve të rëndësishëm dhe që atëherë gjithçka u komplikua. Kur kishim ekipin e plotë, ishim të qëndrueshëm. Sapo erdhën problemet, nuk na mjaftonte”.

“Kundërshtari ynë ishte skuadra më e mirë në botë, skuadra më e mirë në botë, trajneri më i mirë në botë”.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër veçse ta pranonim dhe të shtrëngonim duart me kampionin”, tha mes tjerash Mikel Arteta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore