Sport

Arrihet marrëveshja, Konate te Liverpool


Vetëm e zeza mbi të bardhë ka mbetur që Ibrahima Konate të jetë futbollist i Liverpool-it.

Ekipi anglez ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Leipzig-ut, që pritet të nënshkruaj kontratë 5-vjeçare me Liverpool-in këtë verë.

Konate, 21 vjeç, ka një klazuole lirimi rreth 35 milionë euro. Dy skuadrat janë në fazat finale të marrëveshjes.

“Shumë afër, është vetëm çështje kohë”, thotë gazetari Italian, Fabrizio Romano.

Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, personalisht ka kërkuar që ky transferim të ndodh.

Lëndimet e shumta që Liverpool-i ka pësuar në mbrojtje këtë vit, kanë bërë që të kuqt të kenë një sezon shumë të dobët.

Klubi u detyrua të nënshkruaj me Kabak dhe Ben Davies në janar, dhe në shumë raste të luaj me Fabinho-n ose Henderson-in si mbrojtës qendre.

Davies ende nuk ka luajtur për të kuqt, deri sa ende nuk dihet nëse transferimi i Kabak do të kompletohet.

Konate ka luajtur për kombëtaren e Francës qysh në moshë të re, kurse ka 94 paraqitje për Leipzig-un që nga transferimi në vitin 2017.

Ai ka krijuaj një dyshe shumë të mirë në mbrojtje me bashkëkombasin e tij, Dayot Upamecano.

Të interesuar për shërbimet e Konate-s ishin edhe Chelsea, por destinacioni i ardhshëm për Konate-n do të jetë “Anfield”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore