Lajme

Arrestohet shtetasi në Paris, kërkoi të hedhë veten në erë në konsullatën iraniane


Policia franceze ka arrestuar personin që kërcënoi se do të hedhë veten në erë, raporton radioja franceze “Europe 1” në X, dikur Twitter.

Ai dyshohet se është paraqitur mëngjesin e sotëm në orën 11:00 dhe kishte veshur një jelek shpërthyes.

Shërbimi është ndërprerë në një linjë të metrosë aty pranë për arsye sigurie, sipas kompanisë së metrosë “RATP”.

Ambasadori iranian duhet të jetë brenda konsullatës.

Nuk ishte e qartë nëse incidenti kishte ndonjë lidhje me tensionet në rritje midis Iranit dhe Izraelit.

Më herët të premten, shpërthimet bënë jehonë mbi qytetin iranian të Isfahanit në atë që burimet e përshkruan si një sulm izraelit, por Teherani e hodhi poshtë incidentin dhe tregoi se nuk kishte plane për hakmarrje.

Ndërkaq, sipas një burimi të cituar nga gazeta “Le Parisien”, i dyshuari është paraqitur mëngjesin e sotëm në orën 11:00 dhe ka hequr xhaketën duke zbuluar një jelek shpërthyes të bërë vetë.

Individi më pas vendosi flamuj në tokë duke pretenduar se donte të hakmerrej për vdekjen e vëllait të tij.

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore