Shqipëria

Arrestohet drejtori i IKMT Sarandë, nën akuzë për shpërdorim detyre


Nasip Hoxha, drejtori i Inspektoratit Urbanistik Vendor në Bashkinë e Sarandës, mësohet se është arrestuar mbrëmjen e djeshme të 22 nëntorit.

Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, arrestimi i tij është kryer mbrëmjen e djeshme dhe më pas ai është transferuar për në spital, pasi nuk është ndjerë mirë.

Hoxha e ka mbajtur këtë detyrë prej rreth 5 muajsh.

Dhe ai rezulton të jetë drejtori i tretë radhazi i INUV ne Bashkinë Sarande që ndalohet me urdhër të Prokurorisë së Sarandës në harkun kohor të 19 muajve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:

H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.

“Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore