Shqipëria

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 38-vjeçari maqedonas


Shtetasi me iniciale P. L., 38 vjeç, banues në Vales, Maqedonia e Veriut,ka rënë prangat e policisë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje.

38-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Autoritetet Gjyqësore Sllovene, kishin lëshuar për këtë shtetas urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja”

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Sllovenisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore