Shqipëria

Arrestohet 37-vjeçari që vrau babain në Mallakastër


Efektivët e Policisë së Mallakastrës kanë rënë në gjurmët e vrasësit të 73-vjeçarit me iniciale Q. M.

Forcat e Policisë së Komisariatit Mallakastër dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 37 vjeç.

Kjo, pas disa orë kërkimesh të pandërprera.

37-vjeçari vrau mbrëmjen e 25 gushtit me sende të forta babain e tij.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ai do të akuzohet për veprën penale “Vrasja, në rrethana të tjera cilësuese”.

Më herët, policia vërejti se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Djali vret babain në Mallakastër

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore