Shqipëria

Djali vret babain në Mallakastër


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Greshicë të Mallakastrës pasi djali ka vrarë babain e tij.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit, duke cituar njoftimin zyrtar.

Vrasja, sipas deklaratës, ka ndodhur rreth orës 21:30 të së enjtes.

Shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore