Bota

Arrestohen protestuesit në Algjeri, kërkonin reformë politike


Qindra protestues u arrestuan në Algjeri, ndërsa autoritetet rritën përpjekjet për të shuar lëvizjen e qytetarëve që kërkojnë prej shumë vitesh, reformë politike rrënjësore.

Said Salhi, kreu i Lidhjes Algjeriane për të Drejtat e Njeriut, tha se rreth 800 njerëz u arrestuan të premten, në Algjer dhe në 19 provinca të tjera, në Afrikën Veriore.

Shumica prej protestuesve u lanë të lirë, por 40 njerëz mbeten në paraburgim, sipas njoftimit të Salhi.

Prania e policisë në kryeqytet parandaloi marshimin e tyre javor, ku u nevojit ndërhyrja e policisë. Forcat e sigurisë bllokuan rrugët dhe që herët në mëngjes.

Ndërprerjet e internetit penguan mbulimin e medias në disa qytete.

Riparim gjithëpërfshirës

Lëvizja kryesisht pa udhëheqje dhe e pastrukturuar politikisht, Hirak, u nis në 2019-n mbi ofertën e presidentit të atëhershëm, Abdelaziz Bouteflika, për mandatin e pestë.

Udhëheqësi i sëmurë u detyrua të dorëhiqej, disa javë më vonë. Ndërsa lëvizja Hirak ka vazhduar demonstratat e tij. Ato kanë kërkuar rregullimin gjithëpërfshirës të sistemit qeverisës në fuqi që nga pavarësia e Algjerisë nga Franca në 1962.

Marshimet u pezulluan për rreth një viti, për shkak të pandemisë së coronavirus-it. Protestuesit janë kthyer në rrugë që nga shkurti dhe i kanë dhënë lëvizjes hov të ri.

Ministria e brendshme javën e kaluar tha se organizatorët e protestës së Hirak do të duhet të këshillojnë autoritetet e demonstratave paraprakisht.

Hirak ka refuzuar votimin e 12 qershorit dhe organizatat e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore