Shqipëria

Arrestohen 3 të rinj në Lezhë, 2 prej tyre kishin abuzuar me një të mitur


Në Lezhë, tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë dhe një i mitur është shpallur në kërkim.

Shtetasit me iniciale I. P., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç dhe K. T., 20 vjeç ranë në pranga pasi në kuadër të operacionit “Ndëshkimi” u zbulua që shpërndanin lëndë narkotike kokainë.

Gjatë operacionit rezultoi po ashtu se dy prej këtyre shtetasve kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur.

Ata e mbanin lëndën narkotike në banesën e një 16-vjeçari, ku shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në këtë banesë dhe kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të gatshme për shitje.

Gjithashtu kanë gjetur atje një peshore elektronike, një kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në atë banesë, shtetasit I. P. dhe A. G., kishin kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur 15 vjeçe.

Kjo e fundit është paraqitur në Komisariatin e Policisë dhe në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit, ka bërë kallëzim për këta dy shtetas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore