Jetesë & Stil

Ariana Grande dhe Justin Bieber, 3.5 milionë dollarë për bamirësi


Ariana Grande dhe Justin Bieber kanë vendosur që një pjesë të të ardhurave nga kënga e tyre t’i dhurojnë për bamirësi.

Nga kënga “Stuck With U”, frymëzuar nga periudha e karantinës, tashmë kanë grumbulluar rreth 3. 5 milionë dollarë, shumë që do të shkojë në ndihmë të familjeve të prekura nga coronavirus-i, mjekëve dhe infermierëve.

Projekti, i cili u publikua më 8 maj 2020, dhuroi 100 % të fitimeve të tij nga transmetimet dhe shitjet.

Ky nuk është projekti i parë i bamirësisë për artistët.

Më herët, një bashkëpunim midis Grande, Bieber, Scooter Braun’s SB Projects, u përdor për të ndihmuar familjet, punonjësit e kujdesit shëndetësor, mjekët e zjarrfikësit, të cilët ishin në vijën e parë të pandemisë.

Shauna Nep, nënkryetare e filantropisë për SB Projects, u shpreh: “Ndërsa bota po izolohej, ne po kërkonim mënyra se si mund të kishim një ndikim, pasi ka qenë gjithmonë përparësia e Scooter, SB Projects e po ashtu edhe e artistëve”.

Më tej, ajo thotë se, ishte emocionuese që “u bëmë partnerë me ‘First Responders Children’s Foundation’, të cilët kanë mbështetur ata në vijën e parë të pandemisë, si dhe familjet e tyre”.

Tanimë, pas një viti, “ne jemi shumë krenarë të shohim se sa është mbledhur dhe çfarë është arritur. Falënderojmë fondacionin për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre në këtë punë”.

Përveç kauzës së saj për bamirësi, “Stuck With U” (kënga e Justin Bieber) gjithashtu ishte një hit, duke qëndruar në  “Billboard 100” dhe duke u vlerësuar me çmimin e videos më të mirë muzikore në “MTV 2020”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore